KQZ ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Në fletë renditen me radhë të gjitha partitë politike dhe më pas numrat për kandidatët për deputetë që garojnë në secilin qark të vendit. Vihet re se është ndryshuar tërësisht logoja e Bindjes Demokratike dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me logon e Partisë Demokratike.

Ditën e sotme, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi sqaroi se cila mënyrë votimi do të quhet e pavlefshme.

Ai theksoi se nëse votuesi zgjedh që të votojë një parti, duhet që edhe kandidati të jetë në atë parti. Ndërkohë që fleta do të quhet e pavlefshme, nëse kandidati është nga një parti apo koalicion tjetër.

Gjithashtu quhet e vlefshme fleta nëse votohet vetëm partia ose vetëm kandidati.

Celibashi u shpreh se në qendrën e votimit do të vendosen postera ose fletëpalosje se cilët janë kandidatët që qytetarët të jenë më të qartë, meqë ata do të jenë të identifikuar me numrat përkatës në renditje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re