Në afatin e fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Po ashtu KQZ ka regjistruar në zgjedhje edhe Partinë Social Demokrate të Tom Doshit.

Partitë e regjistruara nga KQZ

1-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar

2-Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane

3-Partia Kombëtare Konservatore Albania

4-Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare

5-Partia Bashkimi Liberal Demokrat

6-Partia Socialiste e Shqipërisë

7-Partia Lëvizja Socialiste për Integrim

8-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut

9-Partia  Demokratike

10-Partia Republikane Shqiptare

11- Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë

Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen

13- Partia Nisma Thurje

14- Partia Social Demokrate

15-Partia Aleanca Kombëtare

16- Partia Demokracia Sociale

U miratua kërkesa për regjistrimin e komitetit nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e z. Iljaz Shehu si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore qarku Lezhë, në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re