OSBE në Shqipëri e vlerëson zbatimin e kodit të ri zgjedhor si një nga sfidat kryesore të zgjedhjeve parlamentare në 25 prill.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë, Ambasadori i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco thotë se zbatimi i dispozitave të reja kërkon përpjekje të përbashkët nga insitutcionet, politika dhe qytetarët.

“Koha, koha është një prej sfidave më kryesore që unë shoh. Do të duhet që të sigurohet në fakt që dispozitat e reja zgjedhore të zbatohen në një afat kohor relativisht të shkurtër. Kemi rregulla të reja ky është një fakt, pra zgjedhjet janë fare afër ky është një tjetër fakt. Por për sa mund të shoh KQZ është duke punuar fort shumë fort dhe ka një ndërgjegjësim të përgjithshëm për afatet e ngushta që kemi deri në 25 prill.

Këto e përforcojnë optimizmin tim të natyrshëm. Zbatimi i plotë i dispozitave të reja të kodit zgjedhor do të kërkojnë një përpjekje të përbashkët nga institucionet, përpjekje nga liderët politik dhe nga secili qytetarë sepse ata që përshembull kanë kartat e identiteti të skaduara duhet të nxitojnë të aplikojnë për karta të reja.” – theksoi Del Monaco.

Vota e emigrantëve dhe aplikimi i teknologjive të reja janë dy sfida të tjera për këto zgjedhje sipas ambasadorit të OSBE-së.
“Dhe pastaj ka një numër sfidash të tjera. Një prej tyre është votimi për emigrantët.

Unë kam një eksperiencë të drejtëpërdejtë në këtë sepse në detyrën time të mëparshme kam pasur mundësinë që të organizoj zgjedhje në vendet ku kam sherbyer (për italianët jashtë) dhe une e di vet nga përvoja ime se sa komplekse mund të jetë kjo.

Edhe aplikimi i teknologjive është një sfidë në vetvete për zgjedhjet e reja. Gjithashtu koha dhe financimet në dispozicion të KQZ janë pika kyce që do të duhet të trajtohen në kohë deri në fund.” – tha Del Monaco në Përballë.

Del Monaco për dekriminalizimin: “Partitë politike nuk janë as në periferinë e ketij debati të rëndësishëm”

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, prezenca e OSBE-së në Shqipëri e sheh si temë shumë të rëndësishme dekriminalizimin. Ambasadori i OSBE-së Vincenzo Del Monaco vëren se partitë politike janë larg këtij debati të rëndësishëm.

Në intervistën e tij të parë për median shqiptare dhënë gazetarit Lutfi Dervishi, Del Monaco theksoi:

“Kjo është një temë shumë e rëndësishme. Mendoj se ka të paktën dy hapa ligjor të cilët mund të mblidhen në një qëndrim të përbashkët. Hapi I parë është përgjegjësia ligjore e individit e personit. Pra individ që mbush formularin e vetdeklarimit dhe kjo është përgjegjësia personale dhe ligjore e këtij personi. Pastaj është hapi I dytë ligjor sepse kjo listë do të duhet të verifikohet nga KQZ dhe Prokurori I Përgjithshëm.

Ajo që unë shoh që vë re është se partitë politike nuk janë as në periferinë e këtij debati të rëndësishëm. Kur mund të shikohet shkëmbimi I ideve në lidhje me këtë debat shumë sensitiv është e rëndësishme kjo sepse duhet të jemi konsistent në hapa ligjor në mesazhe politike sepse në fund të ditës kjo është një sekuencë që fillon me individin me përgjegjësinë individuale të kandidatit potencial dhe përfundon me një listë të plotë që është e pastër.” – tha Del Monaco në Përballë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re