Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi është ai që ka bërë bashkë partitë e opozitës së re nën siglën “AOKBPEK”.

Kujtim Gjuzi, Zef Shtjefni, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa do të garojnë si koalicion me titullin: “Aleanca Ora Kombëtare – Emigracioni – Bashkimi Popullor dhe Konservatorët”, sipas dokumentit të depozituar në KQZ.

Ditën e sotme është regjistruar pranë KQZ-së dhe koalicioni i PD-së me partitë aleate, ku bie në sy rikthimi i Bamir Topit dhe përfshirja e deputetit të opozitës së re Artur Roshi, ndërkohë aleatjha më e madhe Monika Kryemadhi ka dalë në lista më vete.

Partitë përbërëse të këtij kolacioni janë:

-Partia Kombëtare Konservatore Albania;

-Partia Ora e Shqipërisë;

-Partia Emigracioni Shqiptar;

-Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re