Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka dalë në mbështetje të kërkesës së opozitës drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për të shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit deri në 30 prill.

Presidenti Meta thotë se shpreson që askush të mos bëhet pengesë që qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin në mënyrë të lirë dhe demokratike, pasi në të kundërt do të ndëshkohet shumë rëndë.

Gjithashtu Meta tha se çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim.

“Unë mbështes çdo kërkesë, që ju mundëson qytetarëve shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike. Uroj, që askush të mos bëhet pengesë për këtë, pasi, do të ndëshkohet shumë rëndë. 

Çdo përpjekje për  të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim”, tha Presidenti Meta, në një intervistë për RTV Ora.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re