Skip to content

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Çdo marifet për të prekur votën e shqiptarëve, do të dëshkohet shumë rëndë!

Gjatë një intervistë në RTV Ora, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, doli në mbështetje të kërkesës së opozitës drejtuar ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, për të shtyrë afatin e skadimit të kartave të identitetit deri në 30 prill, pas zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill të këtij viti.

Kreu i Shtetit thotë se, shpreson që askush të mos bëhet pengesë që qytetarët shqiptarë të shprehin vullnetin në mënyrë të lirë dhe demokratike, pasi në të kundërt do të ndëshkohet shumë rëndë.

Gjithashtu Meta tha se çdo përpjekje për të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim.

“Unë mbështes çdo kërkesë, që ju mundëson qytetarëve shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike. Uroj, që askush të mos bëhet pengesë për këtë, pasi, do të ndëshkohet shumë rëndë.

Çdo përpjekje për të cenuar këtë të drejtë me çdo lloj marifeti apo makinacioni, do të rrëzohej shumë qartë nga populli shqiptar dhe nuk do të shpëtonte pa ndëshkim”, tha Presidenti Meta.