Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij.

Në një postim në rrjetet sociale Meta shpërndan një analizë të publicistit Ndriçim Kulla, teksa shkruan se shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

Postimi i Metës:

Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij.

Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.

Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re