Zëvendësambasadorja e OSBE-së, Clarisse Pasztory deklaroi se për zgjedhjet e 25 prillit do të këtë një mision vëzhgimi ndërkombëtar.

Teksa nënvizoi rëndësinë që këto zgjedhje duhet të jenë transparente dhe demokratike, përfaqësuesja e OSBE-së theksoi se ky institucion do të mbështesë Shqipërinë.

“Jam e kënaqur që shoh mes jush zotin Celibashi.

Ne si OSBE mbështesim Shqipërinë, siç e kemi mbështetur dhe në proceset reformuese në të kaluarën.

Do të vazhdojmë që të mbështesim për të përdorur edhe grupet jo të përfaqësuara shumë, duke modernizuar, dhe duke mbështetur policinë dhe për të trajtuar gazetarët, për të bërë raportime të mira, për njerëzit që duna të kenë informacion.

Do të ketë një mision vëzhgimi ndërkombëtar, ne po e rishikojmë këtë.

Gjithashtu jemi përfshirë dhe në disa diskutime që po mbahen sot, siç janë rregullat për keqpërdorimin e burimeve shtetërore. Kemi mbështetur organizatën këtu, për zbatimin e rregullave të reja.

Dua të bëj të qartë se nuk jemi përfshirë në çështjet e financimit, por jam e interesuar që të dëgjoj nga ju disa nga temat për t’u siguruar që këto zgjedhje të jenë transparente dhe të ketë qeverisje të mirë”,-deklaroi Pasztory.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re