Partia Demokratike ka vendosur si drejtues politik të qarkut të Durrësit nënkryetarin e partisë Edi Paloka.

Ndërsa Gazment Bardhi konfirmohet drejtues politik i PD, në qarkun Elbasan.

Më herët strukturat e PD caktuan drejtuesit e tyre politikë edhe në disa qarqe të tjera, në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit.

Deri më tani, PD ka vendosur për Helidon Bushatin si drejtues politik në Shkodër.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj është caktuar drejtues politik në Fier dhe Bujar Leskaj në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re