Musa Ulqini ka reaguar lidhur me ngeljen jashtë listave të Partisë Socialiste.
Me një mesazh drejtuar banorëve të Belshit ai bën me dije se nuk do të jetë më përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë.
Ndër të tjera ai kujton edhe fushatat e shkuara elektorale duke i konsideruar si model.
“Të nderuar miq, qytetarë të Belshit
Kam qenë i nderuar që kam përfaqësuar në dy mandate radhazi banorët e një zone të mrekullueshme si Dumreja. Them e mrekullueshme, jo vetëm për bukuritë e pashoqe natyrore me 84 liqenet karakteristike, por në radhë të parë për qytetarinë e njerëzve të urtë e punëtorë të kësaj zone. Së bashku punuam fort për ta ndryshuar e kthyer Dumrenë siç është sot, një aset i mirëfilltë turistik, që është edhe një e mirë e madhe për banorët e saj.
Përballuam së bashku pasojat e tërmetit të marsit 2014, të shtatorit e nëntorit 2019 si dhe u angazhuam fort në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia e Covid. Së bashku kemi zhvilluar fushatat elektorale të viteve 2013, 2015, 2017 dhe 2019, të cilat ishin modele të komunikimit qytetar, larg konfliktualitetit.
