Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me krye-komisionerin Ilirjan Celibashi.

Mësohet se takimi mes tyre ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërkohë që padyshim fokusi ka qenë te zgjedhjet e 25 Prillit dhe organizimi i tyre.

Ky është takimi i dytë brenda një kohë të shkurtër që Yuri Kim zhvillon me Kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi.

Kujtojmë se na ndajnë 60  ditë nga datat e zgjedhjeve ndërkohë ambasadorja amerikane ka shtuar thirrjet kohët e fundit  ndaj partive politike për lista të pastra, dhe për liri zgjedhjeje për qytetarët, larg ndikimeve apo shitblerjes së votës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re