Partia Socialiste ka përmbyllur procesin e caktimit të 61 kandidatëve të saj për bashkitë.

Në Bashkinë e Urës Vajgurore drejtimi nga PS do t’i besohet sërish Juliana Memës. Puna e saj bërë në drejtimin e Bashkisë duket se i ka bindur strukturat e partisë dhe kryetarin, Edi Rama.

Kujtojmë se Memaj ka sjellë një sërë risish në Uren Vajgurore, ku ato më të perfolurat jane pikerisht shnderrimi i qytetit në atraksion per turistët me anë të “street art”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re