Audrey Glover, drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR ka zhvilluar një takim me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Glover ka njohur përfaqësuesit e komuniteteve ndërkombëtare me gjetjet paraprake të vëzhgimit të votimeve të 30 qershorit.

Takimi i Glover me ambasadorët u organizua nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.

“Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e
Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet
paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu
përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e
OSBE-së në Shqipëri’, thuhet në njoftimin e OSBE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re