Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me banorët në Njesine Dushk te Lushnjes në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku kerkoi mbeshtetjen per kandidaten Eriselda Sefa.
Gjatë këtij takimi Balla tha se qytetarët në 6 mars duhet të zgjedhin njerëzit që punojnë për të përmirësuar jetën e banorëve të zonës.
“Jam këtu për tju kërkuar votën për kryetaren e bashkisë Eriseldën, një vajzë model e cila si unë i ngjiti shkallët e karrierës dalëngadalë, me 16 vite eksperiencë dhe e di që kemi bërë zgjehdjen e duhur. Me votëbesimin tuaj në 6-mars shumë punë na presin, e dimë që duhet të kishim bërë shumë më shumë punë jo vetëm në Lushnje edhe në Njësinë tuaj por vijmë pas 2 vitesh të vështira për të gjithë ne dhe tani ka ardhur momenti ti fokusohemi punëve për Lushnjen.Me Eriseldën dhe Edi Ramën në qeveri ne do të punojmë në Njësinë tuaj sepse 1 vit më pas do të jemi sërish përpara jush për të na vlerësuar.Në Shqipëri nuk ka opozitë sepse opozita e përdor rolin e vet për të gënjyer. Ndaj vota juaj nuk duhet ti shkojë një opozite që gënjen’, tha Balla.
Drejtuesi politik i PS ne Fier u ndal edhe tek skemat mbeshtetese te qeverise ne bujqesi.
Problemet tuaja të bujqësisë qeveria ka vendosur ti ndihmojë me skemat mbështetëse si me naftën edhe për plehrat kimike ndaj mbetet që të gjithë ju qe merreni me bujqësi të aplikoni për të përfituar nga skemat mbështetëse si në bujqësi edhe në blegtori dhe punonjësit që merren me to të japin ndihmën që gjithësejcili prej jush të aplikojë.Ju falenderoj për pritjen kaq të madhe që na bëtë në këtë takim dhe jam i sigurt se në 6 mars ju do të votoni Eriseldën, Edi Ramën, mua dhe Partinë Socilaiste të Shqipërisë” deklaroi Balla.
Në fjalën e saj kandidatja për kryetare bashkie Eriselda Sefa shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që kjo njësi ka treguar duke deklaruar se jane disa projekte te rendesishme ne infrastrukture dhe sherbime qe do te realizohen gjate ketij viti ne Njesine Dushk.
