Në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dhënë deklaratë për mediat ku dhe ka dhënë një pasqyrë për mënyrën si ka shkuar procesi i votimit në 6 bashkitë.

“Nuk u zhvillua votimi në tre qendra votimi në Shkodër për shkak të kushteve ekstrme atmosferike dhe pse Komisioni bëri shpërndarjen e bazës materiale, por për komisionerët nuk ishte e mundur që të shkonin në detyrë. Në ditën e votimit nuk ka patur denoncime të karakterit administrativ.

Nga komunikimet që ne kemi patur me përfaqësuesit e partive politike, kemi patur dissa shqetësime për votimin familjar, apo dhe problematika të karakterit organizativ adinistrues nga komisionerët, të paktën për KQZ-në nuk rezulton të ketë patur patur denoncime për shitblerjen e votës, kjo mbetet për tu parë në ditët në vijim, se ndoshta dikush ka evidentuar fenomene të tilla.

Nëse janë nën përgjegjësinë e KQZ-së për t’i trajtuar të prezantohen pranë institucionit tonë. Nëse janë të tilla që konsiderohen si vepra penale t’i depozitojë pranë organeve kompetente”, tha Celibashi.

Celibashi tha se kemi pasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

“Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”, shtoi Celibashi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re