Grupi i Rithemelimit të Partisë Demokratike në degën e Lushnjës ka propozuar katër emra që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

 

Emrat e propozuar janë:

1- Arben Zaimi, jurist

2- Elton Bano, jurist

3- Eurion Iljazi, mësues

4- Indrit Qerimi, mësues

 

Më 30 janar, emrat e propozuar do të shkojnë në votim nga anëtarësia për të nxjerrë një emër të vetëm në garë.

 

Deri më tani, mbështetësit e Sali Berishës thonë se gara do të zhvvillohet nën siglën e PD, ndërkohë që të njëjtën gjë thonë edhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re