Ka përfunduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen më 6 mars.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin vetëm 4 prejt tyre.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar dokumentacionin e depozituar nga subjektet, si edhe po verifikon pastërtinë e figurës për kandidatët, formularët e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të internetit ëëë.kqz.gov.al.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Shkodër, zj. Majlinda AngoniDurrës, zj. Emiriana SakoLushnje, zj. Eriselda SefaRrogozhinë, z. Edison MemollaVorë, z. Blerim SheraDibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike:
Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand SaraçiBashkia Dibër, z. Luan HakaBashkia Vorë, z. Ymer Marku
Bashkia Lushnje, z. Indrit SefaBashkia Durrës, z. Luan HotiBashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”:
Bashkia Vorë, z. Lulzim VranaBashkia Dibër, z. Premtim KryemadhiBashkia Shkodër, z. Bardh SpahiaBashkia Durrës, z. Ardian MukaBashkia Lushnje, z. Elton BanoBashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re:
Bashkia Durrës, z. Jonid NanoBashkia Dibër, z. Dritan Torba
