Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për anëtarin e 7-të në KZAZ-të për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.

Tre nga anëtarët e këtyre komisioneve do t’i përkasin Partisë Socialiste, 2  Partisë Demokratike dhe 1 anëtar LSI-së.

Sipas shortit të hedhur në KQZ, në Bashkinë e Vorës, Partia Demokratike do të zgjedhë anëtarin e  shtatë të KAZ-së me numër çift.

Ndërsa në dy  bashkitë e tjera, atë të Dibrës dhe Rrogozhinës, anëtari i shtatë do të propozohet nga Partia Socialiste.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re