Sot në Faxnews ka qenë i ftuar ish-ministri i jashtëm Kastriot Islami i cili foli në lidhje me zgjedhjet e 6 marsit, ku PD pësoi një humbje të thellë, duke mos fituar në asnjë bashki.

Ai tha se këto zgjedhje ishin të rëndësishme për të ardhmen demokratike të vendit. Islami tha se Basha duhet të kërkojë ndjesë teksa shtoi se këto zgjedhje e gjetën opozitën të përçarë.

Ai shtoi se ekipi Basha tashmë është i mbaruar dhe duhet t’ia lirojë vendin koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

“Këto zgjedhje kishin një rëndësi për të ardhmen demokratike të vendit. PD nuk u dha dimension këtyre zgjedhjeve, për të dhënë mesazhe shprese për shqiptarët.

Ekipi Basha nuk pranonte asnjë prej tyre, një retorikë e papranueshme. Ëhstë të tallesh me njerezit, u deshën zgjedhjet ku të konfirmoheshin se ku janë këta, ka ndërhyrë edhe Rilindja me gjithë mekanizmat e saj, nuk u la që në koalicionin “Shtëpia e Lirisë” të futej Sali berisha, kandidatëve u thonin je anti-amerikan, kjo ka ndikuar në uljen e pjesmarrjes së demokratëve, qytetaret janë të mencur.

Ekipi Basha shante ekipin tjetër, të përcara ishin vështirë të realizohej.

Mesimi: Ekipi Basha është i mbaruar, 70% të votave i ka marrrrë “Shtëpia e Lirisë”, pjesa tjetër Basha, kjo tregon se e vërteta nuk është në retorikën boshe se juve nuk ju duan amerikanët. Ekipi Basha duhet ti lirojë vendin “Shtëpisë së Lirisë”, ose të bashkohen. Nëse kjo ndodh shumë do të kishte më shumë shpresë për fitore”– tha Islami.

Deputetët e PD kërkuan dorëheqjen, është zgjedhje?

“E kam njekur nga mediat, por e para këto duhet të kërkojnë ndjesë se kanë gënjyur demokratët. Janë shumë të revoltuar, kanë ofenduar inteligjencën e këtyre demokratëve. I kishin zgjedhur deputet. Një pjesë duhet të largohen nga politika, u është dëmtuar shumë imazhi I tyre duke përdorur shprehje të turpshme, ju jeni anti-amerikan, ne jemi pro amerikan, është qesharake. Ata nuk mund të vënë kushte, kjo do të thotë të perçash partinë. Një pjesë të largohet dhe pjesa tjetër ti bashkohet ekipit fitues”– u shpreh Islami.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re