Partia Demokratike ka propozuar Xhemal Bushatin, ish-kryetarin e Këshillit Bashkiak Shkodër si kandidat për zgjedhjet e 6 marsit në Bashkinë e Shkodrës.
Emrat që janë propozuar më herët ishin kreu aktual i PD Shkodër, Xhevdet Amuli, Nevila Xhindi, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë edhe Kliti Hoti konsullit aktual të nderit të Austrisë në Shkodër.
Ndërsa në mbledhjen që po zhvillohet nën drejtimin e kryetarit Lulzim Basha ku marrin pjesë edhe deputetët e Shkodrës është dakordësuar që kandidat të zgjidhet Xhemal Bushati.