Kanë përfunduar zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa në Greqi “Demokracia e Re” e Kyriakos Mitsotakis ka fituar me një diferencë të madhe nga kundërshtarët e SYRIZA-s.

Sipas rezultateve në kohë reale nga Ministria e Brendshme helene, “Demokracia e Re” po fiton me 27.9% të votave dhe kryeson me një diferencë dyshifrore, pasi SYRIZA ka marrë vetëm 14.8%. Në vend të tretë renditet PASOK me 12.9%, ndërsa Zgjidhja Helenike dhe KKE duelojnë për vendin e katërt në këto zgjedhje.

Përveç fitores së partisë së Mitsotakis i rëndësishëm është fakti se me 50% të votave të numëruara deri më tani, nga kandidatët për eurodeputet të Demokracisë së Re, i treti renditet kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Listën e kryeson deri më tani gazetari Giorgos Attias me 3775, i ndjekur nga Vangelis Meimarakis (2868) dhe Fredi Beleri (2473). Më pas vijnë me radhë Manolis Kefalogiannis (2003), Eliza Vozeberg (1941), Eleonora Meleti (1541) dhe Vassilis Kontozamanis e minoritari tjetër Pirro Dhima.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Brendshme shtatë parti do të kenë eurodeputetë në Parlamentin e ri Europian. Në zhvillim e sipër është një triller për partinë që do të marrë mandatin e 21-të, teksa lëviz mes Zërit të Arsyes, Zgjidhjes Helenike dhe KKE-së.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re