Ka rreth një muaj që opinion futbolldashës më shumë se tek loja e luajtur, kampionati apo kupa është fokusuar tek zgjedhjet në FSHF. Rreth një muaj fushatë, tre kandidatë për presidencën dhe më të tjerë por Komitetin Ekzekutiv, akuza, përplasje, premtime, politikë në këtë janar për të pritur pikërisht 7 shkurtin.

Është nesër dita e ‘’madhe’’ që zgjdh kreun e FSHF-së edhe për katër vite të tjera. Armando Duka pasi ka qeverisur për 16 vite këtë institucion kërkon edhe mandatin e pestë. Përballë tij do të jetë figura më e lartë publike dhe politike që ka kandiduar ndonjëherë në një federatë sportive. Ish kryetar bashkie, kryeministër, ministër, drejtues i rëndësishëm politik në PS dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë, Bashkim Fino. Në garë është edhe një kandidat i tretë më shumë sportive se të dy këta pasi ka një histori, si arbitër futbolli por edhe kandidati me më pak shanse për tu zgjedhur, Shpëtim Hala.

Po ashtu kanë dalë edhe kandidatura për organin më të rëndësishëm të FSHF-së, Komitetin Ekzekutiv. Edhe aty figurat sportive nuk janë në shumicë. Kandidaturat vijnë nga politika, gjyqësori, ekonomia duke e kthyer këtë organ, si një ndër më të lakmuarit në Shqipëri.

Nesër Asambleja e Përgjithshme do të mblidhet për të realizuar zgjedhjet. Janë plot 66 anëtar nga të cilët 54 përfaqësues klubesh dhe 12 shoqatash sportive pjesë të FSHF-së. pikërisht vota e tyre do të përcaktoj presidentin dhe komitetin e ri.

Përfaqsues të UEFA-s dhe FIFA-s priten nesër në Tiranë pasi ata kanë këmbëngulur për mosndërhyrje të politikës në këtë garë edhe pse kjo është e vështirë të thuash se deri tani nuk ka ndodhur.

Nëse njëri prej kandidatëve nuk merr 2/3 e votave në raundin e parë, atëherë zgjedhjet kalojnë në raundin e dytë ku fiton ai që grumbullon më tepër vota nga Asambleja. Ndryshe nga vitet e shkuara këtë herë ekziston një enigmë se cili do të jetë fituesi i zgjedhjeve në FSHF madje ashtu, si  në politikë mund të ketë edhe ankimim.

Ne vetëm na mbetet të presim ditën e nesërme dhe të lexojmë verdiktin e 7 shkurtit.

Por edhe Berati nuk do të mungojë në këtë garë pasi numëron, si qark me katër përfaqësues për kaëtr klube: Tomori, Naftëtari, Skrapari dhe Poliçani(ekip që momentalisht nuk ekziston). Tre nga katër prej këtyre ekipeve do të përfaqësohen nga presidentët e tyre, të cilët njëkohësisht janë edhe kryetarët e Bashkive përkatëse. /Berati.TV

Më poshtë po iu shënojmë edhe listën e anëtarëve të Asamblesë për Qarkun Berat:

  1. Petrit Sinaj           –   FK Tomori
  2. Brajan Fraholli    –  KF Naftëtari
  3. Nesim Spahiu     –  KF Skrapari
  4. Adriatik Zotkaj  – KF Poliçani

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re