Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Grupit parlamentar të PD-së janë mbledhur sërish në një tyrezë, por këtë herë në Kukës.

Deputetet e opozitës janë mbledhur në një tryezë në kuadër të fushatës zgjedhore mbi zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë Kukës që do mbahet më 24 shtator.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përfaqësohet në garë nga kandidati Emri Vata. Ndërsa Partia Demokratike s’do të dalë me kandidat në zgjedhjet për kreun e bashkisë.

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë vendosur të bashkohen, duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.

Në këto takime, të cilat tashme janë bërë të shpeshta nuk marrin pjesë deputetët që mbështesin Lulzim Bashën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re