Fillon procesi i numërimit të votave edhe për Bashkinë e Beratit.
Raportohet se numërimi ka nisur në KZAZ 67, e cila ka 44 kuti.
Në këtë bashki garojnë për zyrën e kryebashkiakut Ervin Ceca i PS-së dhe Pavlo Shkarpa, i pavarur, i mbështetur nga PD-ja.

Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë.
Ndërkohë që ka përfunduar edhe numërimi i kutisë së parë në KZAZ-67 në Berat. Në QV 3319, kutia e fshatit Bilçë, ku ka një diferencë shumë të thellë mes kandidatit të PS dhe atij të PD. Ceca kryeson 145 me 8 vota.
Rezultatet e kutisë së parë, Bilçë:
Ervin Ceca 145 vota
Pavllo Shkarpa 8 vota
6 vota të pavlefshme
Berati regjistroi një përqindje pjesëmarrjeje pak më shumë se 19%, shumë e ulët nga pritshmëritë.
Më herët kishte nisur numërimi edhe në Bashkinë e Tepelenës.

