Kryeministri Rama ka vijuar dhe këtë të martë takimet me degët e partive socialiste dhe deputetëve të qarqeve, Bashkitë e të cilave do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të pjesshme vendore më 6 mars.

Pas Fierit, kreu i qeverisë ka pritur në kryeministri deputetët dhe drejtuesit e qarqeve të Tiranës dhe Dibrës, për të diskutuar mbi zgjedhjet në 3 bashkitë e këtyre qarqeve, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.

Në asnjë prej këtyre bashkive nuk ka ende një emër zyrtar të konfirmuar nga socialistët për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Më herët gjatë së martës, Partia Socialiste dorëzoi në KQZ, dokumentacionin për regjistrim në zgjedhjet e6 marsit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko