Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen në vend.

Përmes një komunikate zyrtare. Komisioni i Rithemelimit thekson se do të jetë pjesë e zgjedhjeve për tu ofruar shqiptarëve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit.

Deklarata

Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit.

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare.

Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen  per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.

Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen:

Me vetepropozim;

Propozim nga anetaresia;

Propozim nga organet qendrore te PDSH.

Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror.

Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit.

Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022 ora 24.00

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re