Kryeministri Edi Rama në një prononcim për gazetarët në Uashington deklaroi se Luzlim Basha nuk do fitojë asgjë në zgjedhjet e 6 Marsit.

Me ironi Rama u shpreh se ai do vazhdojë t’i qëndrojë besnik profilit të tij të humbësit. 

“Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë, në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik profilit të vet dhe do të humbasë gjithmonë. Aleanca mes Berishës dhe LSI është reale e do të intensifikohet sa më shumë që të përkufizohet ngjashmëria e tyre në raport me planetin”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re