Pjesëmarrja në votime në 6 bashkitë e vendit ku po zhvillohen zgjedhjet për kryebashkiak ka qenë 27.84% deri në orën 17:00.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Ndërsa, pjesëmarrjen më të lartë deri në orën 17:00 e Bashkia e Dibrës, me 40%.

Në Bashkinë e Durrësit kanë votuar 23.53%, në Bashkinë Lushnje 33.78%, në Bashkinë Shkodër 25.65%, në Bashkinë e Rrogozhinës 28.39% dhe në Bashkinë e Vorës kanë votuar 38.2%.

Këto të dhëna janë të vlefshme deri në orën 17:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re