Deputetë të cilët refuzojnë rrugën që po ndjek Lulzim Basha për të marrë kontrollin e Partisë Demokratike, nuk po e ndjekin procesin në rolin e spektatorit.

Ata po nxitojnë të faktojnë parregullsitë e një gare që në bindjen e tyre është e paracaktuar, para se 29 korriku të trokasë.

Shpejtimi i garës do e vras Partinë Demokratike. Ne po bëjmë verifikim të anëtarëve, për të gjetur një rrugë për të forcuar PD-në“-shprehet Lefter Gështenja.

Jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë”-thotë Saimir Korreshi.

Përballë deputetëve të revoltuar është ish trashëgimtari i Lulzim Bashës, i cili mori përsipër jo vetëm ti ruajë karrigen e kryetarit, por edhe ti gjejë një sfidant të lehtë për tu mundur.

Të vendosin demokratët kë duan hanin apo Bashën”-tha Alibeaj.

Demokratët ta kenë të qartë se lufta s’po bëhet për ta, por për b*thën e këtyre“-tha Korreshi.

Ai qe vijon të shkëlqejë me heshtjen e tij është Lulzim Basha i cili po gatuan ne heshtje skenarin për kurorëzimin e tij ne 29 korrik si kryetar i partisë se vulës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re