Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i qenë prezent në studion e emisionit “Java” në RTSH ka përcjellë një mesazh për zgjedhjet e kësaj të diele.

Patozi i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Bindjen demokratike për të vendosur një gurë themeli në rrëzimin e qeverisë Rama.

“Unë do i thoja çdo shqiptari që beson se modeli i rilindjes është shëmtuar sepse realishtë është i keq që kanë një mundësi dhe kjo është Bindja Demokratike dhe do i thoja mos e humbin këtrë shans. 

Çdo zgjedhës ka një mundësi për të vënë një gurë në rrëzimin e kësaj qeverie. 

Në këto zgjedhje ne duhet të japim një sinjal që ta kemi më të lehtë ta rrëzojmë këtë qeveri në zgjedhjet e radhës duke ndryshuar sistemin. 

Jepini vetes një shans voto Bindjen Demokratike duke e dobësuar këtë qeveri dhe duke e bërë më të mundshme rrëzimin e kësaj qeverie në zgjedhjet e ardhshme.”,-tha Patozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re