Shqipëria sot votoi dhe lidhur me procesin e votimit të sotëm i ftuar në emisionin të “Paekspozuarit” në MCN TV ishte i ftuar pedagogu Ervi Goci i cili komentoi lidhur me të. Në fjalën e tij ai u shpreh se e ka parë procesin në mënyrë etnografike duke parë sjelljen teksa shtoi se është vërejtur një frymë për ndryshim.

“Nëse ka ndryshime esenciale është shumë e vështirë për ta thënë këtë, por unë do flas në mënyrë etnografike. Kam parë sjelljen duke bërë vëzhguesin. Ajo që kam parë më është dukur se ka pasur një frymë për ndryshim për të marrë pjesë.

Për ta legjitimuar procesin sepse njerëzit kanë kuptuar se rolin e tyre nuk mund ta luajë askush tjetër përvec tyre. Sot ka pasur një angazhim të jashtëzakonshëm. Mendoj se shifrat e KQZ nuk janë reale, por besoj se shifrat janë mbi 50%. Pritshmëria është më e madhe. Teknika ka qenë për të dekurajuar njerëzit“, u shpreh Goci.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re