Holandezët kanë votuar në masë të madhe për Partinë e Punës në zgjedhjet e Parlamentit Europian, thonë exit pollet, duke shuar frikën për mbizotërimin e grupeve të ekstremit të djathtë që kanë qenë shumë të zëshme kohët e fundit.

Holanda dhe Britania e Madhe dolën dje të parat në votimet e Parlamentit Europian, por rezultatet nga kjo e dyta nuk janë të qasshme për shkak të ligjit që ndalon exit-pollet në Britani të Madhe.

Banorët e BE-që që janë rezidentë por jo kombas britanikë, thonë se u është mohuar vota dhe janë kthyer mbrapsht nga pikëvotimet.

Ndërkohë, sot drejt tyre nisen votuesit nga Irlanda dhe Çekia, duke shënuar kështu ditën e dytë të votimeve për votat europiane.

Në ditët në vijim do të votojnë: Më 25 maj: Letonia, Malta, Sllovakia; Më 26 maj: Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Lituania, Luksemburgu, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja dhe Suedia. Rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen të dielën mbrëma pasi të gjitha vendet e lartcekura të kenë votuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re