Krimet zgjedhore ishin arsyeja që brenda një harku kohor 10-ditor, Flamur Noka, të paraqitet dy herë në SPAK.

 

Pasi qëndroi përreth një orë në prokurorine e posacme, ai u shpreh se kjo nuk do të jetë hera e fundit, pasi në emër të opozitës ai ka denoncuar disa raste ku dyshohet se është konsumuar vepra penale e shit-blerjes së votave.

 

“Do denoncoj çdo batërdi që këta kanë bërë në fushatë. Janë regjistruar dhe shpresojmë të mos ketë ndërhyrje për të mos i mbyllur. Denocimet janë për të vënë në provë dhe SPAK-un”, tha Noka.

 

Noka u shpreh se rezistenca ndaj pushetit të mazhorancës do të vijojë.

 

Hera e parë që Sekretari i përgjithshëm i Rithemelimit u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ishte pas dy padive që ai kishte bërë në emër të opozitës, ku e para ishte ajo e 9 majit ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën Noka e akuzoi për ndërhyrje dhe shantazhim të administratës publike, ndërsa kallëzimi i dytë lidhet me aplikacionin `aktivisti`.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re