Dita e djeshme në të gjithë vendin kishte një kryefjalë të vetme: zhvillimin e zgjedhjeve lokale për kryetarët e 61 bashkive në të gjithë Shqipërinë.

E ndërsa, rezultatet janë në përditësim të vazhdueshëm, të shumtë ishin personazhet publik që zgjodhën ta bënin publik aktin e votimit, duke dëshmuar se vota është një e drejtë kushtetuese dhe qytetare për të gjithë dhe në të nuk bëjnë përjashtim as VIP-at, as edhe njerëzit krejtësisht të panjohur.

Por, mbrëmjen e djeshme prezantuesja, Xhemi Shehu ndoshta me dëshirën për të minimizuar disi efektin që këto zgjedhje kaq të përfolura patën këtë herë në popull, gjeti një mënyrë mjaft pikante për t’i risjellë në vëmendje, edhe pse procesi zyrtar i votimit kishte përfunduar.

Në një darkë të shijshme, me mikeshën e saj të ngushtë Arbana Osmanin dhe një vajzë tjetër, Xhemi ka ndarë me gjithë ndjekësit virtual foton nga darka e këndshme, ndërsa si dixhiturë ka zgjedhur një batutë të lezetshme: “Me komisioneret duke numëru sushit”, shkruan ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re