Bashkia e Kavajës ka çelur tenderin për rikonstruksionin e një kopshti e çerdheje në Golem. Ndërkohë fondi limit i vendosur është mbi 2 milionë euro. Bëhet fjalë për një rikonstruksion, ndërsa tenderi zhvillohet në kuadër të rindërtimit. Ajo çfarë bie në sy është edhe vlera e fondit limit për rikonstruksionin.

Pikërisht në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryebashkiaku u Kavajës Redjan Krali, ka hapur këtë tender të dyshimtë. Pas tërmetit të 2019, Bashkimi Evropian ndihmoi Shqipërinë me rindërtimin e disave shkollave. Sipas raporteve te delegacionit te BE ne Shqipëri kostoja për ndërtimin e një shkolle me standardet e BE shkonte 700 deri në 800 mijë euro. Ndërkohë Bashkia e Kavajës, ndryshe nga Bashkimi Evropian, për rikonstruksionin e një kopshti e çerdhe shpenzon plot 2 milionë euro.

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kavajës, Fisnik Qosja në studion e Panorama TV i pyetur për presionin që i bëhen administratës, tha se kjo ndodh, duke u ndalur kryesisht drejt disa drejtorë shkollash.

“Pa diskutim. Kjo është kthyer në shqetësuese, por edhe qesharake. Ka ca mësues, unë i bëj thirrje disa drejtorëve të shkollës që të rrinë larg kësaj historie. Kavaja është qyteti që ta jep notën ashtu siç e meriton. Do të ngelin në klasë më 14 maj, prandaj i them që mos ngelen në klasë. Mos u bëni pjesë e një maskarade dhe ‘show’. Duhet t’i japim fund kësaj historie. Por ata janë të detyruar dhe deri në një farë mënyrë unë i mirëkuptoj. Por janë ca njerëz që unë i bëj thirrje që të tërhiqen”, deklaroi Fisnik Qosja.

Sipas tij, në këto katër vite Bashkia e Kavajës e drejtuar nga socialistët është keqmenaxhuar dhe ka një papërgjegjshmëri totale nga ana e kryetarit aktual.

“Në këto 4 vite, ka ndodhur një përgjumje totale, një interes personal i kryetarit aktual të bashkisë. Kavaja ka një resurs të mrekullueshmen, ka njerëz që e duan vendin e tyre. Pra një vend me ka shumë burime dhe ne pas 4 vitesh e çojmë bashkinë në faliment. Puna e këtij kandidati ka çaluar në të gjitha drejtimet. Ky nuk ka ndjeshmëri për qytetin e Kavajës. Kur një punë e bën për interesa nuk ke si t’i shërbesh qytetarëve. Kavaja ka një menaxhim të keq të taksave të qytetarëve të Kavajës. Fondet ikin për xhepat e kryetarit”, theksoi Qosja.

bashkia-kavaje

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re