Janë numëruar 5203 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas.
Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 772,504 vota ose 52.2%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.
Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 502,384 vota ose 34 %, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 55,713 vota ose 3.8%
Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 48,238 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 45,579 vota ose 3.1% ndërsa Lëvizja Bashkë 22,199 vota ose 1.5%
Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 772,504 vota – 52.2%
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 502,384 vota – 34.0%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 55,713 vota – 3.8%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 48,238 vota – 3.3%
Partia Mundësia – 45,579 vota – 3.1%
Lëvizja Bashkë – 22,199 vota – 1.5%
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 19,949 vota – 1.3%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,722 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,167 vota – 0.2%
Lëvizja Atdheu (LA) – 2,160 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,081 vota – 0.1%