Avokati Altin Goxhaj i ftuar në studion e “Fax Neës” ka folur për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars.

Sipas Goxhajt, në këto zgjedhje Rama dhe Basha kanë kandidatë të njëjtë duke i etiketuar si të “Sorosit” ndërsa në krahun tjetër i bën thirrje grupit të Rithemelimit të bashkëpunojë me LSI-në në këto zgjedhje.

“Në KQZ janë 6 veta të pushtetit, një është i opozitës, sepse unë smund ta quaj përfaqësues të Lulzim Bashës përfaqësues të opozitës. Mënyra si janë konfiguruar strukturat zgjedhore kësaj here janë totalisht të pushtetit, ka vetëm një përfaqësues LSI-ja në KZAZ në qendra votimi kurse në tavolina do ti lënë LSI-së një në dy tavolina numërimi. Pra ne kemi pushtetin e Sororis që është PS – PD e Bashës dhe përballë është anti-Sorosi. Kemi kandidatët e PS dhe kandidatët e Edi Ramës të dy palët janë nga i njëjti lloj sepse përfaqësojnë Sorosin. Përballë kemi të kundërtën e tyre por nuk e dimë si do të jenë por e sigurt që nuk do të jenë të Sorosit dhe partitë e tjera përgjithësisht janë të pozicionuara në krah të Berishës përgjithësisht. Kandidatët e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës i bashkon Sorosi. Unë do të doja që t’i bëj thirrje opozitës që ka përballë pushtetin e Sorosit dhe ajo që e dallon formacionin e opozitës nga ajo që ka përballë është fjala “Soros”.

Për shkak të Kodit zgjedhor i vetmi kandidat që nuk është i pushtetit të Sorosit është i LSI-së nëse ajo do të pozicionohet kundër Sorosit. LSI nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet. Pra e vetmja zgjidhje për tu përballur me këtë situatë është që të kemi një front të madh opozitar është që PD e 11 dhjetorit të bashkohet ngushtësisht me LSI e cila është e vetmja që ka anëtarë në KZAZ në qendra votimi dhe qendra numërimi, LSI është shumë e rëndësishme në këtë moment. Nëse LSI dhe PD do ta kuptojë që aleanca e tyre është detyrim për shkak të porcedurës këtë gjë duhet t’ia shpjegojë popullit. Basha dhe Rama janë bashkë në këtë lojë, forcat opozitare duhet të ulen urgjentisht në tavolinë të përbashkët”, tha Goxhaj.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re