Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho i ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në votime.

Ajo shprehet se vetëm pjesëmarrja do të realizojë ndryshimin e shumëpritur i cili është sot më afër se kurrë. Xhixho thekson se shembulli i qytetarëve shqiptarë që vijnë nga jashtë vendit për të votuar është nxitje akoma më e madhe për të votuar masivisht.

“Të nderuar qytetarë, në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë thirrja është: Votoni, votoni votoni! Vota është forca e vetme dhe e vërtetë e qytetarit në demokraci

Pjesëmarrja dhe vetëm pjesëmarrja do të realizojë ndryshimin e shumëpritur, i cili është sot më afër se kurrë. Përshëndesim më shumë mirënjohje qytetarët që kanë ushtruar deri tani të drejtën e votës.

Një falënderim i veçantë dhe mirënjohje pa fund për qytetarët e shumtë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga jashtë vendit edhe nga shtete shumë të largëta dhe kanë ushtruar te drejtën e votës

Shembulli i tyre është një nxitje akoma më e madhe për të votuar masivisht. Kjo është ditë e madhe për të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë ndaj të gjithë qytetarët duhet të nxitojnë drejt qendrave të votimit për të votuar.

Të nderuar qytetarë, votoni masivisht sepse vetëm pak ore na ndajnë për të vulosur Ndryshimin dhe fitoren e qytetarisë dhe të dinjitetit”, deklaroi Xhixho.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re