Në zgjedhjet që do të mbahen me 26 maj në Itali, në të njëjtën kohë me zgjedhjet eurpiane, nga veriu në jug janë në listat e ndryshme politike edhe 21 kandidatë shqiptarë.

Shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.

Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë, raporton BË.

Ndërsa Uljana Gazidede, avokate në profesion është e specializuar në të drejtën e emigracionit dhe ka ndjekur çështje të ndryshme të emigrantëve në Itali.

Kandidatët shqiptarë janë: Sonila Alushi, Borana Tartari, Uljana Gazidede, Eva Meksi, Dashamir Kruja, Ina Dhimgjini, Ilda Beqo, Admir Toto, Arli Dervishi, Valbona Kalaj, Gentjan Rizo, Petrit Malaj, Agim Lorenzo Danaj, Dejnada Kasa, Denis Bendo, Blerina Halili, Xhoana Bushi, Adela Ibraimi, Leonora Bytyqi, Roland Ndoci, Mirela Gega.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re