Gazetari Zekirja Nexhiti në një lidhje Skype për Fax News tha se procesi i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut po vijon normalisht megjithëse pjesmarrja nuk ka qenë shumë e lartë.

Nexhiti tha se deri më tani kanë votuar 10.2% e qytetarëve dhe pritet të shtohet fluksi në orët e pasdites pasi është fundjavë dhe njerëzit janë duke pushuar.

Lidhur me parashikimin e zgjedhjeve gazetari theksoi se për herë të parë nuk mund të thuhet se cili bllok politik i fiton pasi janë kryer bashkëpunime paraprake mes partive.

“Janë disa aparate biometrikë që verifikojnë atë që marrin gjurmët e gishtërinjve, nëse personi është i vertetë dhe më pas kalon për të votuar.

Në të gjitha vendvotimet ka pasur aparate të tilla, aty ku ka pasur probleme qytetarët janë lyer me bojën blu pasi mungesa e projektit për aplikimin e aparatit biometrik ka bërë që të ketë një alternativë të re që është ngjyrosja e gishtit.

KQZ deri në orën 11 ka publikuar, 10.2% e qytetarëve kanë votuar, përgjithsisht ky proces po shkon normalisht.

Ngaqë janë zgjedhje lokale, duhet të ketë një dalje më të madhe por pritet një fluks më i madh në orët e pasdites pasi është e diel.

Kjo ngecje e këtyre aparateve ka bërë që të krijohen radhë të gjata në shumë vendvotime.

Ky proces zgjat nga radhët që mund të krijohen para votimet. Një problem për shit blerjen e votës ka pasur dje edhe me arrestime madje, në disa vendbanime në Shkup.

Janë zgjedhjet më të paparishikueshme pasi janë dy blloqe politike që shkojnë në zgjedhje me bashkëpunime paraprake.

Janë dy blloqe që do të mbeshtesin njëra tjetrën, shqiptarët si kandidatë garojnë në komunat e Likovës, Saraj, Tetovë, Gostivar, Dibra etj“- u shpreh Nexhiti.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re