Procesi zgjedhor në komunat e Strugës dhe Vevçanit është i qetë. Deri në orën 3 pasdite, 27.5 përqind ose 61,437 votues votuan në Strugë, dhe 51,25 përqind ose 2,075 e votuesve të regjistruar në Vevçan, konfirmuan kryetarët e komisioneve komunale zgjedhore.

Sipas Minir Zhutës, kryetar i KSHZ-së Strugë, përveç problemeve me makinat e gjurmëve të gishtërinjve, të cilat u shfaqën në fillim të votimit, nuk kishte shkelje të tjera.

“Votimi është paqësor në të gjitha 101 vendvotimet. Në mëngjes kishte probleme me skrining-finger, por kjo është tejkaluar”, tha Zhuta, duke theksuar se asnjë agjitacion nuk është regjistruar në qendrat e votimit.

Dita e qetë e zgjedhjeve, siç thekson edhe kryetarja e KSHZ -së Menka Kukoska, është gjithashtu edhe në Vevçani. Në këtë komunë, votimi zhvillohet në tre vendvotime, ku në fillim të procesit zgjedhor kishte probleme të vogla me skriuning- finger por, sipas saj ato u tejkaluan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re