Me vendim të Këshillit të Ministrave janë pezulluar të gjitha
procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe autoritetet
kontraktore në varësi të tyre.

Kjo lëvizje vjen në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, kjo për të eleminuar çdo mundësi për keqpërdorim të pushtetit.

“Së pari, me një VKM të posaçme, nga dita e sotme pezullohen të
gjithë procedurat e prokurimit nga njësitë e qeverisjes vendore dhe
autoritetet kontraktore në varësi të tyre.

Një vendim i tillë merret për të eliminuar çdo mundësi apo alibi të
keqpërdorimit të pushtetit në muajt e fundit të detyrës për
kryebashkiakët në ikje. Pezullimi do të mbetet në fuqi deri në momentin e
dorëzimit të detyrës tek kryebashkiakët e rinj”, thuhet në vendim.

Një tjetër vendim ka të bëjë me mospërdorimin e administratës për qëllime elktorale.

“Ky vendim nxit paanshmërinë dhe trajtimin e barabartë të kandidatëve
në marrëdhëniet me administratën publike dhe burimet e saj.

Këto masa kanë një qëllim të vetëm, që këto zgjedhje të jenë më të
mirat në historinë e demokracisë shqiptare, duke ofruar një transparencë
të plotë dhe standartet europiane që do t’i hapin rrugën e negociatave
të anëtarësimit vendit tone”, thuhet në vendim

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re