Prokuroria e Përgjithshme ka bërë një pasqyrë të të gjitha çështjeve të nisura përsa i përket krimeve zgjedhore për zgjedhjet lokale të mbajtuara më 14 maj.

 

Në bilancin e paraqitur rezultojnë në total 18 kallëzime penale, ku pjesën më të madhe e mban Elbasani me 5 prej tyre. Ndërkohë, 4 kallëzime janë depozituar për Vlorën, 3 në Durrës, Kukës dhe Gjirokastër, 2 në Fier, Dibër dhe Tiranë si dhe nga kallëzim penal në Korçë, Shkodër dhe Sarandë.

Prokuroria ka vendosur mosfillim të hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 nga Dibra dhe 1 nga Gjirokastra. Kujtojmë se në Dibër u shoqëruan në polici një grup të rinjsh, të cilat u dyshuan se po shpërndanin para për të blerë vota në një pallat.

 

Policia ka arrestuar në flagrancë për krime zgjedhore 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.

 

Ndërkohë në burg është lënë vetëm kandidati i opozitës për Himarën, Fredi Beleri, nën akuzë për shitblerje votash.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re