Ish deputeti , Halit Valteri nëpërmjet një lidhje “skype” ka dhënë një intervistë për studion e Fax News, ku ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

I pyetur mbi akuzat që deputeti Ornaldo Rakipi bëri ndaj Bashës për shpalljen non-grata të të atit, Valteri u shpreh se besonte se kishte informacione se ish kryedemokrati ishte i përfshirë në këtë gjë.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale të vitit 2023, ku do të angazhohet krah PS-së, Valteri u shpreh se fitorja do të ishte e padiskutueshme dhe se PD mund edhe mos të fitonte asnjë bashki.

Pyetje: Ornaldo Rakipi, djali i Aqif Rakipit akuzoi Lulzim Bashën për lëvizje të bëra në mënyrë që babai i tij të shpallej non-grata nga SHBA, ju çfrë mendimi keni për këtë?

Valteri: Ai është mendimi i tij personal. Por përderisa e ka përmendur këtë gjë, nuk besoj ta ketë thënë kot, do të thotë që ka informacione. Luli këtë punë ka bërë, nuk është se ka bërë ndonjë punë tjetër. Siç bëri me Berishën besoj se ka bërë edhe me faktorë të tjerë në politikë.

Zgjedhjet lokale të vitit 2023:

Valteri: Unë tashmë jam pjesë e partisë Socialiste, do presim të na caktohen detyrat që do na caktohen dhe do jemi në vijën e parë për të bërë përpjekje në mënyrë që të fitojmë. Nuk ka diskutim që PS do fitojë zgjedhjet në vitin 2023. Shuma pak bashki, mund të numërohen me gishta për të mos të thënë se PD nuk do mund të fitojë asnjë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re