Fati i 61 kryetareve te bashkive te zgjedhur ne 30 qershorin e vitit 2019 eshte ne doren e gjykates Kushtetuese.

 

Prej 5 oresh gjyqtaret po degjojne argumentat e shoqates se bashkive, e cila drejtohet nga demokratja Voltana Ademi  qe kerkon shpalljen antikushtetues te procesit electoral te 30 qershorit dhe perfaqesuesin e qeverise i cili po mbron ligjshmerine e procesit.

 

Ne themel te padise se kryetares se bashkise se Shkodres Voltana Ademi eshte dekreti i presidenti Meta i cili i shtyu zgjedhjet nga 30 qershorit ne 13 tetor. Sipas perfaqesuesit ligjor te shoqates, dekreti per shtyrjen e zgjedhjeve eshte ne fuqi pasi asnje organ nuk e ka shfuqizuar, dhe per kete arsye procesi i 30 qershorit eshte ne shkelje te kushtetutes.

 

Nje tjeter argument i shoqates se bashkive kunder zgjedhjeve lokale eshte edhe fakti qe ne 30 bashki nuk kishte gare, pasi ne zgjedhje mori pjese vetem 1 kandidat.

 

Zgjedhjet e 30 qershorit te vitit 2019 ishin zgjedhjet e para ne 3 dekada qe u bojkotuan nga PD dhe LSI duke bere qe ps te fitonte te gjitha bashkite ne vend.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko