Duket se zgjedhjet në Mal të Zi i kanë dhënë fund drejtimit gati prej tre dekadash të Milo Gjukanoviç, paçka thirrjeve të shumta, edhe në rajoni, për ta votuar presidentin legjendar malazez.

Mbajtësi i listës “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, dravko Krivokapiç tha në një konferencë për shtyp në selinë e zgjedhjeve se liria kishte ndodhur.

“Pas pritjes për 31 vjet pushtet absolut, kjo duhet të ketë ndodhur. 42 deputetë i përkasin opozitës dhe 39 të gjithë të tjerëve, sipas rezultateve të deritanishme.

Ne do ta ndërtojmë të ardhmen e Malit të Zi për të gjithë në mënyrë të barabartë, qëllimi ynë i parë është të japim një dorë pajtimi, sepse kjo duhet të jetë baza. Ne ua ofrojmë të gjithëve, sepse pa dorën e pajtimit nuk ka një Mal të Zi cilësor. Ne ofrojmë atë që është e natyrshme, që të gjitha palët nacionale t’i afrohen fituesit, jo sepse ne duam të kemi dikë me ne, por sepse nuk mund ta ndërtojmë Malin e Zi ndryshe, ajo është nëna e të gjithëve ne”, tha Krivokapiç.

Duke iu referuar çështjes më të nxehtë, asaj e cila ka ndikuar në rezultat –Ligjit për Fenë – kundërshtuar ashpër nga Kisha Serbe dhe filoserbët në politikë, ai tha se të gjithë partnerët e tyre do të bien dakord të hartojnë një ligj të ri mbi lirinë e fesë që do t’i përshtatet të gjithëve, si kishës ashtu edhe shtetit, dhe theksoi se ata do të respektonin Kushtetutën.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re