I mandatuari për kryeministër të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, iu drejtua qytetarëve të Malit të Zi dhe i thirri ata të shkojnë në qendrat e votimit të dielën, 30 gusht dhe të votojnë për Milo Gjukanoviç.

“Mali i Zi, në një periudhë relativisht të shkurtër kohore, të udhëhequr nga miku im i mirë Milo Gjukanoviç, u bë anëtar i NATO-s dhe hapi të gjitha kapitujt me Bashkimin Evropian. Ky është një shembull i ndritshëm në një Ballkan tjetër të trazuar”, theksoi Zaev në një videomesazh.

Ai tha se Mali i Zi është në rrugën e duhur dhe se nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë në rrugën drejt bashkësisë së demokracive evropiane.

“Ne jemi pjesë e Evropës dhe kështu duhet të sillemi. Kjo është arsyeja pse ju ftoj të dilni më 30 gusht për të votuar…,” tha Zaev, ndër të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re