Skip to content

Zgjedhjet më 29 korrik, Lulzim Basha depoziton kërkesën për të rikandiduar për kryetar të PD





Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të rikandiduar për kryetar.

Lajmi konfirmohet për Panorama TV nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD, për organizimin e zgjedhjeve.

Depozitimi i kërkesës së Bashës ka ardhur nga Lulzim Basha, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u zhvillua përgjatë ditës së sotme.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen në datë 29 Korrik, ndërkohë që pritet që në javët në vijim të nisë edhe fushata brenda partisë.

“”