Kreu i Partisë DemoKristiane, Nard Ndoka, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 25 prillit, ka lëshuar një akuzë të fortqë ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike.

Në një intervistë të dhënë për Report Tv, Ndoka tha se ka pasur komisionerë të shitur nga ana e PD-së, që ndikuan në tjetërsimin e rezultatit. Po ashtu, ish-deputeti ka shtuar se dhe votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja, duke mos i kursyer kritikat ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve.

Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera. Gabim fatal një marrëveshje transparente me aleatët, nëse opozita do dilte me një listë, bashkë me LSI, Basha sot do ishte kryeminisër.

Basha ndërtoi një fushatë individuale, i përjashtoi aleatët dhe i luftojë, nuk ka qenë e dukshme, por ne e kemi ndjerë këtë. Jo mbështetje, se nuk kemi oritur mbështetje nga Basha, por nuk krijoi frymën, Basha e kishte këtë epërsi, ndryshe nga Basha. Nuk fliste për ekip, por “unë”, e fokusoi fushatën te vetja e tij, dhe ia hoqi vetes mundësinë që të krijonte një frymë dhe të krijonte një ekip përballë Ramën.

Pamë një përballje me 2 koka, me Ramën i cakorduar, por i qartë, e dinte masën që kërkonte ishte i qartë për 74 mandate, ishte transparentë. Nuk pati kontakte, nuk përcolli informacione me to, madje i shmangu aleatët dhe i dënoi,”- tha Ndoka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re