Sot zhvillohen primaret nga Komisioni i Rithemelimit nga ku do të dalin kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e 6 Marsit në 6 bashkitë e vendit. 

Anëtarët demokratë do të votojnë me votim të fshehtë në Lushnje, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë e Dibër.

Komisioni i Rithemelimit me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se qendrat e votimit janë hapur që prej orës 08:00 në të gjitha bashkitë. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë PD-së procesi i votimit ka nisur i qetë dhe pa probleme.

Gjithsej janë 9 qendra votimi, 3 në Shkodër, 2 në Durrës dhe nga 1 në Dibër, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re